Manchester United ka në listën e dëshirave të merkatos së kësaj vere edhe mesfushorin danez, Christian Eriksen.
Danezi pati një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Brentford pasi u rikthye nga problemet që pati me zemrën.
Mesfushori ia doli të gjente sërish ritmin e mëparshëm dhe është kthyer në radarët e top klubeve.
David Ornstein thotë se “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë zyrtare për Erksen, ndërsa tekniku i ri Ten Hag e ka me priorite “rinovimin” e mesfushës./albeu.com