Genoa dhe Napoli do të përballen sonte në “Stadio Luigi Ferraris”, duke nisur nga ora 20:45, në takimin e vlefshëm për javën e parë të Serie A.
Të lidhura
None found
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave tashmë janë bërë publike, ndërsa bie në sy se mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, nuk është përfshirë mes titullarëve.
Pavarësisht se futbollisti shqiptar dha një asist në debutimin e tij me Genoan, trajneri Daniele De Rossi ka vendosur ta nisë ndeshjen me të në stolin e rezervave.
Në krahun tjetër, Amir Rrahmani është pozicionuar në qendër të mbrojtjes së Napolit, skuadër që drejtohet nga Max Allegri.
