“Asani po bëhet lojtar dytësor”, trajneri serb që drejton në Shqipëri: Respekt për vendin e punës, por bëj tifo për Serbinë

Marko Jovanoviç njeh mirë futbollin shqiptar. Trajneri serb i cili aktualisht është në drejtimin e Apolonisë, ka kaluar në shumë skuadra të ndryshme si pjesë e stafit teknik, duke qenë pjesë e ekipeve si Luftëtari, Kukësi e Partizani, para se të merrte drejtimin e fierakëve në Kategorinë e Parë. Ndaj ai cilësohet një “ekspert” nga mediat serbe të cilat e kanë intervistuar para ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke e pyetur se si e sheh atmosferën në vendin tonë.

“Këtu janë kushte të shkëlqyera, një hap i madh përpara në çdo drejtim. E shoh dhe e përjetoj këtë sot si trajneri i Apolonisë. Unë kam punuar te Partizani, Luftëtari dhe Kukësi deri 8 vite më parë dhe progresi i futbollit shqiptar është gjigand” e nis prononcimin e tij Jovanoviç.

“Euforia në Shqipëri është e madhe! Diçka e ngjashme me ditët kur ne pritnim ndeshjet e Botërorit të Serbisë. Dhe ndeshja kryesore, siç është rregulli, pritet në një atmosferë maksimalisht të nxehtë dhe të ekzaltuar. Publiku këtu pret shumë nga ndeshja me Serbinë. Euforia shpesh mund të jetë një pengesë e madhe… Megjithatë, nuk ka asgjë të tillë në deklaratat e tyre! Unë shih një dozë të qartë vetëpërmbajtje në mesazhet nga kampi i Shqipërisë. Mes të tjerave, ka folur edhe presidenti Duka, shohim çdo ditë deklarata të panumërta dhe komente nga kampi i ekipit kombëtar.

Çfarë mesazhesh? Respekt për Serbinë, të bazuar mbi respektin për cilësitë individuale. Shqiptarët janë të bindur se fryma e ekipit është arma e tyre e fshehtë në këtë ndeshje vendimtare për vendin e dytë. Për më tepër, ata theksojnë besimin e publikut te skuadra, gatishmërinë që të tregojë maturi dhe eksperiencë në këtë ndeshje vendimtare”, theksoi trajneri, i cili gjatë viteve në Shqipëri, është njohur personalisht me disa futbollistë të grupit kuqezi, si Jasir Asani dhe Ylber Ramadani.

“Duke shkuar në Iran, Asani dalëngadalë po kthehet në një lojtar dytësor, megjithëse nuk përjashtohet që të jetë mes titullarëve. Mesfushori tjetër, Ylber Ramadani, luan në Serinë A dhe është qartësisht duke u përmirësuar. Edhe sulmuesit e Shqipërisë janë lojtarë nga Seria A dhe kjo është prova më e mirë e cilësisë së tyre. Sidomos në prapavijë”, ishte analiza e tij.

Jovanoviç ndërkohë nuk ngurron se mbështet plotësisht vendin e tij në këtë ndeshje.

“Më vjen keq Beogradi dhe stadiumi “Rajko Mitić” nuk do të presion këtë ndeshje. Para 40 mijë njerëzve, jam i bindur se gjithçka do të dukej ndryshe. Një mëkat, një mëkat i madh…

Unë mbështet Serbinë, i bindur se ka cilësinë, energjinë dhe forcën të fitojë! Unë e respektoj Shqipërinë, vendin ku punoj. Unë besoj se të shtunën në darkë, ashtu si edhe tani, ne do të flasim ekskluzivisht vetëm për futboll…”. ishte besimi i trajnerit serb të Apolonisë.


Shtuar 9.10.2025 20:14