E gjithë vëmendja është e spostuar në Stadiumin Kombëtar, aty ku Shqipëria pret Çekinë në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologu Hasek kanë shuar të gjitha dilemat, duke zgjedhur titullarët për skuadrat respektive.
Kuqezinjtë janë në vendin e katërt në grup1 të League B, me 6 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, çekët kryesues nuk janë larg, pasi kanë vetëm një pikë më shumë se përfaqësuesja jonë. Arbitër kryesor për këtë takim është zvicerani Scharer.
Ndërkaq janë mësuar dhe listat e lojtarëve të thirrur nga trajnerët që nga minuta e parë.
Në një intervistë televizive, ylli kuqezi Jasir Asani tha se skuadra kuqezi duhet të futet në fushë me mentalitet fituesi, pasi vetëm kështu mund t’ia dalë.
“Po kaloj një formë shumë të mirë tek ekipi, çdo stërvitje, çdo ndeshje po bëj maksimumin që të jemi në formë më të mirë për Kombëtaren. Nuk ka rëndësi kush shënon unë, sulmuesët e tjerë, apo mesfushorët, por të shënojmë dhe të marrim 3 pikët.
Do të jetë stadium plot me tifozë dhe duhet të vijnë që të na mbështesin, pasi na duhet mbështetja e tyre. Tifozët meritojnë çdo gjë, fitore çdo ndeshje. Nëse futemi me mentalitet fituesi dhe të jemi të gjithë bashkë, besoj se do t’ia dalim. Kemi një Kombëtare shumë të fortë sidomos në shtëpi jemi shumë të fortë” – tha ai.