Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me Covid. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit londinez.
“Mikel Arteta do të humbasë ndeshjen tonë kundër Manchester Cityt në ditën e Vitit të Ri, pasi doli pozitiv me COVID-19. Mikel po izolohet në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe i urojmë mirë”, është thënë në komunikatën e klubit londinez.
Kjo është hera e dytë që trajneri spanjoll infektohet me Covid, pasi ai kishte rezultuar pozitiv edhe në marsin e vitit të kaluar. /albeu.com