Arsyet e shkarkimit të Mesut Ozil nga Fenerbahçe

Sipas informacioneve të football.london, shkarkimi i fundit i mesfushorit Mesut Ozil nga klubi i tij Fenerbahçe vjen pas një sherri verbal mes 33-vjeçarit gjerman dhe trajnerit të përkohshëm të skuadrës turke Ismail Kartal.

Klubi i Stambollit kishte njoftuar të enjten përjashtimin nga skuadra  e ish-lojtarit të Arsenalit si dhe atë të turkut Ozan Tufan.

I mbërritur në Stamboll në janar 2021, Ozil luajti 37 ndeshje me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar nëntë gola dhe tre asistime. /albeu.com/


Shtuar 26.03.2022 17:18