Debutimi i Marc Cuculleras me Real Madridin në “Veltins Arena” u shoqërua me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve të Schalke-s sa herë që mbrojtësi prekte topin.
Të lidhura
None found
28-vjeçari zbriti për herë të parë në fushë me fanellën e “Los Blancos” të dielën pasdite, dy muaj pasi u largua nga Chelsea për t’iu bashkuar klubit spanjoll. Transferimi i tij raportohet se kishte vlerën e 60 milionë eurove.
Për Cucurellan, kjo ishte një ditë e veçantë, pasi realizoi ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur për Real Madridin.
Ai hyri në lojë në minutën e 61-të, duke zëvendësuar Alvaro Carrerasin, por pritja nga tifozët gjermanë ishte armiqësore dhe vërshëllimat shoqëruan çdo prekje të tij me topin.
Shkak për këtë reagim duket se ishte një episod i ndodhur në çerekfinalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë, i cili ende nuk është harruar nga tifozët vendas.
Në atë përballje, Spanja fitoi 2-1 pas vazhdimeve, ndërsa Gjermanisë iu mohua një penallti në fund të kohës së rregullt. Cucurella dukej se e kishte prekur me dorë një goditje të Jamal Musialës.
Arbitri Anthony Taylor vendosi të mos akordonte penallti, pasi vlerësoi se krahu i Cucurellas ishte pranë trupit të tij kur topi e goditi.
Vendimi shkaktoi kritika të forta nga pala gjermane. Më vonë, UEFA pranoi se gjykimi ishte i gabuar dhe se Gjermania duhej të kishte fituar një penallti.
Pavarësisht atmosferës negative në stadium, vërshëllimat nuk ia zbehën Cucurellas kënaqësinë e debutimit me Real Madridin.
“Jam shumë i lumtur. Pas gjithë kësaj qëndron shumë punë dhe i gjithë përkushtimi që kam dhënë ndër vite ia ka vlejtur”, deklaroi ai pas përfundimit të ndeshjes.
