Arsyeja e goditjes së Bellingham ndaj lojtarit argjentinas zbardhet, anglezi përballet me dënim të ashpër

Në minutën e 86-të të gjysmëfinales mes Argjentinës dhe Anglisë, Enzo Fernandez shënoi golin e barazimit 1-1 dhe shumica e bashkëlojtarëve u mblodhën rreth tij për të festuar. Mirëpo, mbrojtësi i majtë Valentin Barco zgjodhi një rrugë tjetër — vrapoi drejt lojtarëve anglezë dhe filloi të kërcejë përpara tyre, duke i provokuar haptazi.

Të lidhura

None found

Jude Bellingham nuk e la pa ndëshkuar këtë sjellje. Pas vërshëllimës përfundimtare, ylli i Anglisë qëndroi i dëshpëruar në qendër të fushës, ndërsa kundërshtarët festonin me kurrizin e kthyer. Papritur, ai u afrua drejt grupit argjentinas dhe goditi me shuplakë pas kokës pikërisht Barcon, duke shkaktuar një kaos të menjëhershëm.

Incidenti fatmirësisht nuk u shndërrua në një përleshje të përgjithshme, por Bellingham tani rrezikon pasoja serioze. Nëse FIFA vendos të hapë një hetim, veprimi i tij mund të cilësohet si “sjellje e dhunshme”.

Një klasifikim i tillë do të sillte një pezullim minimal prej tri ndeshjesh për mesfushorin anglez, një goditje e rëndë për karrierën e tij në këtë fazë.

FIFA pritet të dalë së shpejti me një deklaratë zyrtare, ku do të bëjë të ditur nëse do të nisë procedimi disiplinor ndaj Bellingham.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş