Arsenali pranë marrëveshjes për yllin brazilian, The Athletic zbulon se transferimi ka hyrë në fazën finale

Sipas gazetarit të besueshëm David Ornstein, Arsenali dhe Newcastle United janë shumë afër arritjes së marrëveshjes së plotë për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes.

Të lidhura

None found

The Athletic kishte raportuar më herët se Guimaraes e kishte njoftuar Newcastle-in për synimin e tij që të largohej dhe të transferohej tek Arsenali. Klubi nga Londra është i gatshëm të ofrojë deri në 60 milionë funte për reprezentuesin brazilian.

Newcastle e kishte refuzuar propozimin e parë verbal të Arsenalit, i cili ishte më i ulët se 60 milionë funte. Drejtuesit e klubit kishin këmbëngulur se nuk planifikonin të ndaheshin me një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

Rrethanat ndërkohë kanë ndryshuar dhe bisedimet mes palëve tani janë pranë përfundimit. Raportimet bëjnë të ditur se të gjithë të përfshirët duan që transferimi të mbyllet sa më shpejt.

Përpara zyrtarizimit të kalimit tek Arsenali, Bruno Guimaraes po pret të marrë lejen për të kryer kontrollet mjekësore.

Aktualisht, 28-vjeçari është pjesë e kampit përgatitor të Newcastles në La Manga të Spanjës, por së shpejti mund ta vazhdojë karrierën me fanellën e Arsenalit.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş