Arsenali po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje në ditët e fundit të afatit kalimtar, me synimin për t’i prishur Tottenhamit transferimin e sulmuesit të Evertonit, Iliman Ndiaye.
Të lidhura
None found
Gazetari senegalez Khadim Diakhate raporton se “Topçinjtë” janë duke përgatitur një ofertë të rëndësishme për futbollistin 26-vjeçar, ndërsa koha deri në përfundimin e merkatos po shkon drejt fundit.
Edhe pse Ndiaye thuhet se ka një marrëveshje verbale me Tottenhamin, klubi londinez ende po diskuton me Evertonin për një operacion që mund të kapë vlerën e rreth 60 milionë eurove.
Megjithatë, marrëveshja mes lojtarit dhe Tottenhamit nuk është finalizuar ende në nivelin personal, çka i jep Arsenalit mundësinë të tentojë një kthesë në negociata.
Sipas raportimeve, klubi nga “Emirates Stadium” po vepron në heshtje për ta bindur reprezentuesin e Senegalit që të zgjedhë Arsenalin, në vend të rivalit të tij londinez.
Një transferim i tillë do të merrte vëmendje të madhe, veçanërisht për shkak të rivalitetit të njohur mes Arsenalit dhe Tottenhamit.
Ndiaye u transferua te Evertoni nga Marseille në vitin 2024. Gjatë sezonit të kaluar, ai shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me tri asistime në 34 paraqitje.
Sulmuesi e ka nisur në mënyrë të mirë edhe sezonin e ri, pasi ka dhënë një asistim në dy ndeshjet e para të kampionatit.
Mbetet për t’u parë nëse Arsenali do të mund ta rrëzojë marrëveshjen e Tottenhamit dhe ta sigurojë lojtarin në çastet e fundit të afatit kalimtar.
