Edhe pse me shumë vështirësi, Arsenali ka arritur të marrë një tjetër fitore në Premier League, këtë herë përballë Fulham në “Emirates”.
“Topçinjtë” nuk e patën aspak të lehtë, pasi u ndëshkuan fillimisht në minutën e 56 nga Mitrovic.
Djemtë e Artetas nuk u dorëzuan për asnjë moment madje e shtuan presionin dhe arritën të barazonin me Odegaard në minutën e 64.
5 minuta nga fundi i takimit, Gabriel do të shënonte golin e dytë dhe të avantazhit, një gol që i heq barrën e gabimit në golin e pësuar.
Arsenali mbetet kështu skuadra e momentit në Angli, pasi ka 4 fitore në 4 ndesjet e para./albeu.com