Sipas Tuttomercatoweb , Arsenali është rikthyer në sulm për Arthur Melon.
Mesfushori brazilian dëshiron të ketë më shumë minuta dhe te Juventusi duket e pamundur t’i ketë.
Arteta ka dhënë miratimin e tij dhe tani shpreson të arrijë një mirëkuptim me Juventusin . Klubi italian ishte i hapur për largimin e tij, por dëmtimi i Chiesa i ka bërë ta rimendojnë sërish.
Largimi i Arthur ishte menduar për të fituar para dhe për të adresuar kështu përfshirjen e një qendërsulmuesi, pavarësisht nëse Morata dhe Kean do të vazhdonin. r.t/albeu.com