Arsenali dhe Manchester City në garë për yllin e Barcelonë

Klubet angleze të Arsenalit dhe Manchester City-t janë futur në garë për shërbimet e anësorit të Barcelonës, Sergi Roberto.

Spanjolli ende nuk ka rinovuar me Barcelonën, kontratë që i skadon në verën tjetër.

City verën e kaluar e donte Roberton, meqenëse mbrojtësi pëlqehet shumë nga skuadra e Pep Guardiolas, por tani duhet të garojnë me Arsenalin.

Sipas Fichajes, bisedimet me Barcelonën për Roberton nuk janë duke shkuar mirë, kurse “Topçinjtë” janë favoriti kryesor.

Raporti shton se spanjolli kërkon kontratë afatgjatë, derisa klubi ishte gati që t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare, andaj pritet të largohet në verën e vitit 2022.

Roberto regjistron dy gola dhe një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, derisa ka fituar gjashtë herë La Liga-n, gjashtë herë Kupën e Mbretit dhe dy herë Ligën e Kampionëve.


Shtuar 27.10.2021 09:08