Arsenal në krye të grupit dhe kalon në fazën tjetër, Roma rrezikon kualifikimin por ia del me përmbysje

Arsenal ka arritur të fitojë me rezultatin minimal ndaj Zurich në Emirates Stadium.

Autori i golit të vetëm ishte Tierney në minutën e 17-të. Kaq ka mjaftuar për ekipin e Artetas që të marrë tre pikët dhe të kalojë për në fazën tjetër të Europa League.

Roma nga ana tjetër ka fituar me përmbysje por VAR e ndihmoi një çast.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 për Ludogorets, pasi në minutën e 42-të ishte Rick autori.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të ishte Pellegrini i cili barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë, në të 65-tën, Pellegrini ekzekuton me saktësi një tjetër penallti duke përmbysur rezultatin.

Në minutën e 77-të, miqtë shënojnë një gol me të cilin ngrijnë zemrat e italianëve, por VAR e anulon për faull.

Zaniolo ishte ai që vulosi ndeshjen në minutën e 85-të duke shënuar golin e sigurisë dhe duke i dhënë Romës mundësinë të kalojë në fazën e 1/16./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.11.2022 22:54

koment