Arsenal, Liverpool dhe Chelsea nuk gabojnë dhe marrin nga tre pikë (VIDEO)

Arsenal ka marrë një fitore pa probleme sot ndaj Southampton.

Ekipi i Artetas shënoi dy herë në pjesën e parë me anë të Lacazette në minutën e 21-të dhe me Odegaard në minutën e 27-të. Në pjesën e dytë Gabriel trefishoi rezultatin në minutën e 62-të.

Liverpool ka marrë një fitore minimale me rezultatin 1-0 ku autori i golit ishte Salah nga 11 metërshi.

Chelsea ka marrë një fitore të vuajtur por dhe plotë emocione.

Blutë fituan me rezultatin 3-2 ndaj Leeds ku ndeshja dhuroi një spetakël të vërtetë. Golat për Chelsean u shënuan nga Mount dhe dy herë nga Jorginho me penallti./h.ll/albeu.com



Shtuar 11.12.2021 17:56