Arsenali dhe Manchester City zbresin sot në fushë në Cardiff, në një përballje prestigjioze ku të dyja skuadrat synojnë trofeun. Sfida do të luhet në Principality Stadium dhe do të nisë në orën 16:00.
Të lidhura
None found
Përballë do të jenë kampioni i Ligës Premier dhe fituesi i FA Cup, duke sjellë në këtë ndeshje dy prej ekipeve më të suksesshme të futbollit anglez.
Bilanci i dueleve të mëparshme për këtë trofe anon në favor të Arsenalit. “Topçinjtë” kanë triumfuar në të tria përballjet e zhvilluara më herët ndaj Manchester Cityt: 4-0 në vitin 1934, 3-0 në vitin 2014 dhe pas gjuajtjeve të penalltive në vitin 2023, kur koha e rregullt përfundoi 1-1.
Kjo ndeshje shënon gjithashtu debutimin zyrtar të Manchester Cityt me Enzo Marescan në stolin e trajnerit, pas largimit të Pep Guardiolës.
Arsenali, ndërkohë, kërkon të ruajë ritmin pas suksesit në Ligën Premier. Për sfidën janë të gatshëm Declan Rice, Bukayo Saka dhe Martin Zubimendi, të cilët pritet të jenë në dispozicion të Mikel Artetës.
Para nisjes së garës për titullin e Ligës Premier, të dyja skuadrat kanë mundësinë të pasurojnë kabinetin e tyre me një tjetër trofe.
