Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Europian të xhudos. Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari.
Krasniqi eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u pozicionouar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Më pas, xhudistja e njohur në gjysmëfinale mundi spanjollen Ariane Toro Soler, ndërsa përmbylli më së miri misionin e saj me arritjen e medaljes së artë.
https://www.facebook.com/JudoKosova/posts/958422872952652?ref=embed_post