Arrihet marrëveshja, një tjetër holandez te Barcelona

Barcelona dhe mesfushori i Liverpoolit, Gini Wijnaldum kanë arritur marrëveshje verbale.

 

Holandezi do t’i bashkohet katalunasve duke nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2024.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja do nënshkruhet në ditët në vijim.

Për të realizuar kalimin në “Camp Nou”, Wijnaldum ka pranuar edhe zbritjen e pagës.

Ndërkohë, në garë për mesfushorin ishin edhe PSG-ja dhe Bayern Munich.


Shtuar 26.05.2021 12:24