Arrihet marrëveshja, Dybala shumë pranë rinovimit

Juventus po bën të pamundurën që të mbajë në Torino, Paulo Dybalën.

Bardhezinjtë, janë pranë marrëveshjes së re me argjentinasin me këtë të fundit i cili do qëndrojë të paktën deri në vitin 2025,  raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Ndërkohë, kontrata aktuale e Dybala, skadon në fund të këtij sezoni dhe Juventusi rrezikonte ta humbte falas në verë. /albeu.com/

 


Shtuar 5.10.2021 12:08