Armando Broja pranë transferimit në Gjermani, dy klubet elitare në “sherr” për shqiptarin

Armando Broja do të jetë një lojtar për t’u ndjekur me interes gjatë afatit kalimtar të verës. Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas reporterit të “Sky” Florian Plettenberg. Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar.

RB Leipzig dhe VfL Wolfsburg po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar. Vlen të përmendet se Armando Broja ka kontratë me Chelsea FC deri në vitin 2028. Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta.

Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premier League, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi.

Mbetet e paqartë se cilën fanellë do të veshë Armando në sezonin e ri, aty ku tregu i lojtarëve ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.


Shtuar 10.06.2025 18:54