Armand Duka për ndarjen nga jeta të Artan Pogonit: Humbje e rëndë për sportin shqiptar, trashëgimia e tij do të frymëzojë të rinjtë

Artan Pogoni humbi jetën dje në moshën 54-vjeçare, pasi pësoi arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në Vlorë. Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, dashamirët dhe i gjithë komuniteti sportiv, veçanërisht ai i volejbollit.

Pas lajmit tragjik reagoi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një postim në rrjetet sociale, ai e përshkroi largimin e Pogonit si një humbje të madhe për sportin shqiptar dhe për të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin nga afër.

Të lidhura

None found

“Të gjithë jetën e tij, Artani ia dedikoi sportit dhe la gjurmën e vet në rolet e sportistit, trajnerit, pedagogut, drejtuesit dhe komentatorit. Falë profesionalizmit, pasionit dhe angazhimit, ai dha kontribut në zhvillimin e volejbollit dhe në formimin e brezave të rinj, duke merituar respektin e mbarë komunitetit sportiv. Ajo që lë pas do të vazhdojë të shërbejë si shembull frymëzues për shumë të rinj që e zgjedhin sportin si rrugëtimin e tyre”, shkroi presidenti Duka.


Shtuar 29.07.2026 08:46

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabet