Armand Duka për Asllanin: Ai do të jetë Modric i ri, së shpejti do bëhet kryesori i Interit

Në një intervistë për “L’Interista”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thurur elozhe për Kristjan Asllanin, lojtarin më të ri të interit.

President, si e shihni Asllanin te Interi në rolin e zëvendësin e Brozovic?

“Filloj duke thënë se Brozovic është një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore. Të gjithë e dinë vlerën e tij, ai luajti edhe një finale të Kupës së Botës, ai është i vendosur ndërkombëtarisht, me pak fjalë, ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Kristjani është një perspektivë e re, shpresoj shumë dhe jam i bindur që ai do të konkurrojë me Brozovic për një pozicion titullar. Kur ai të fitoj vendin e titullarit, ai do të jetë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në nivel botëror. Duke punuar shumë do të jetë në gjendje të fitojë vendin e tij.”

A jeni dakord me të tjerët që mendojnë se Kristjan Asllani do të jetë një lojtar i nivelit të lartë në të ardhmen?

“Ai është ende shumë i ri, pork a potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar tashmë me Empolin. Siç e thashë edhe më parë, besoj dhe jam i bindur se me cilësitë që ka aim und të bëhet një lojtar i rëndësishëm në futbollin botëror.”

Me kë e krahasoni?

“Ashtu siç e shoh unë, aim und të jetë Luka Modric i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi të larta teknike, vendosmërinë e duhur dhe karakter të fortë.

Falë këtij karakteri ai mund të arrijë shumë lart dhe të bëjë gjëra të mëdha.”

Keni ndonjë këshillë për të?

“Do të jetë shumë e rëndësishme për të që të mbajë këmbët në tokë, të punojë shumë dhe me kokën ulur. Objektivi i tij i parë, natyrisht, është të fitojë pozicionin titullar në skuadrën e Interit.”

Cilat janë pritshmëritë e tij në Shqipëri?

“Tifozët shqiptarë tashmë i njohin cilësitë e tij, e kanë ndjekur prej kohësh dhe e pëlqejnë shumë. Që kur dolën lajmet e para për kalimin e Asllanit tek Inter, të gjithë e prisnin këtë transferim.”

Jo shumë lojtarë shqiptarë e kanë veshur këtë fanellë.

“Pikërisht, shumë pak shqiptarë kanë luajtur për Interin. I fundit që luajti me ekipin e parë ishte Rey Manaj. Tani në Shqipëri edhe tifozët e Milanit bëjnë tifo për Interin për shkakun e Asllanit (qesh). Të jemi realist, nuk ka arsye më të madhe krenarie për ne sesa të shohim një shqiptar duke luajtur në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi.”

Asllani është produkti më i fundit i futbollit shqiptar. Mund të na tregoni për punën që ka bërë Shqipëria me Edy Rejën dhe stafin e tij për t’u rritur ndër vite?

“Sigurisht me Rejën në krye si trajner jemi rritur si ekip, jemi fokusuar fort tek të rinjtë që punojnë shumë me ta dhe kemi ndërtuar një project të madh për rritjen e futbollit shqiptar.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.07.2022 09:35