Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin te “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka arrestuar 4 persona, njëri prej tyre është menaxherja e Big Marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri.
Në pranga është vënë edhe administratori i pallatit. Gjithashtu, mësohet se në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit, biznesmeni Armand Lilo.
Të lidhura
None found
Hetimet për shkaqet e zjarrit, janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.
