Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për të përjetuar për herë të dytë në hsitorinë e saj emocionet e finaleve të europianit.
Kuqezinjtë pas Euro 2016 do të tentojnë të jenë protagonistë në Euro 2024, ku ndeshja e parë do të jetë ndaj Italisë ditën e shtunë në orën 21:00 në “Signal Iduna Par” në Dortmund.
Për këtë sfidë FHSF-ja me në krye Armand Duka kanë ftuar ish-lojtarë dhe trajnerë të Kombëtares për ë parë nga afër ekipin në Dortmund.
Në këtë mënyrë Duka vlerëson të gjithë për kontributin e dhënë në Komnbëtare dhe bën që mbështetja te jetë e madhe për kuqezinjtë ndaj italianëve.
Një ftesë i është dërguar edhe Edy Rejas. Ish-timonieri i Shqipërisë do të jetë i pranishëm në Dortmund, ku do të shikjojë nga afër të dyja skuadrat, teksa për të është një ndeshje e veçantë.
Por ish-timonieri i kuqezinjve ka “tradhëtuar” Kombëtaren tonë, pasi në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se të dyja ekipet i ka në zemër, por do të bëjë tifo për “axurrët”.
“Shqipërinë apo Italinë? Unë jam italian, i kam ‘Azzurrët’ në zemër, por kam dashuri dhe simpati për shqiptarët, edhe ata i kam në zemër. Do të doja që ata të lënë një përshtypje të mirë. Unë do të mbështes Italinë. Unë e njoh Spallettin, e kam konsideruar gjithmonë një trajner të nivelit të lartë”, ka theksuar 78-vjeçari.