Werder Bremeni ka ndërmarrë hapa konkretë për Arijon Ibrahimovicin, duke hapur bisedimet me Bayern Munichun për huazimin e mundshëm të futbollistit.
Klubi nga Bremeni dëshiron ta ketë talentin kosovar për sezonin e ri. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, interes për 20-vjeçarin kanë treguar gjithashtu Union Berlini dhe Atalanta.
Të lidhura
None found
Ibrahimovic këtë vit rinovoi kontratën me kampionin gjerman, duke zgjatur bashkëpunimin me Bayern Munichun.
Pavarësisht vazhdimit të marrëveshjes, numri gjithnjë e më i madh i klubeve që po e kërkojnë sinjalizon se ai mund të largohet përkohësisht nga Bavaria, në mënyrë që të ketë më shumë minuta në futbollin profesionist.
Werder Bremeni është klubi që ka lëvizur i pari, pasi tashmë po negocion me Bayernin për transferimin e tij në formë huazimi.
Zhvillimet rreth Ibrahimovicit po përcillen me vëmendje të madhe edhe në Kosovë. Sulmuesi i krahut mund t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e shtatorit, gjë që do të përbënte një përforcim të rëndësishëm për Dardanët.
