Argjentina ende nuk njeh humbje, fiton lehtësisht ndaj Venezuelës (VIDEO)

Gjithçka e lehtë për Argjentinën, e cila mundi 3-0 Venezuelën në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin e Kupës së Botës.

Një dominim total të ndeshjes ku Messi me shokë e patën të lehtë menaxhimin e situatës. I pari që shënoi ishte Nico Gonzales pas një asistimi të De Paul në minutën e 34-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse rastet ishin të shumta.

Në pjesën e dytë golat erdhën në minutën e 79-të dhe të 82-të, me Di Maria dhe Lionel Messi të cilët shtuan emrin e tyre në listën e golashënuesve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.03.2022 09:05