Sulmuesi anësor, Arbër Hoxha, ka gjetur golin e parë me fanellën e Dinamo Zagrebit.
Hoxha që u transferuar në afatin kalimtar të janarit te Dinamo nga Slaven Belupo, po luan në Ligën e Konferencës ndaj PAOK-ut grek.
Pas një pjese të parë që iu takoi plotësisht grekëve që shënuan tri herë, me të filluar pjesa e dytë Hoxha ka shënuar golin e parë për Dinamon në këtë takim.
Me një gjuajtje të bukur brenda zonës, Arbër Hoxha arriti të gjejë rrjetën për 3-1. Rezultati i përgjithshëm është 3-3, pasi Dinamo kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë.
Ky ishte goli i parë i Hoxhës me fanellën e Dinamos këtë sezon, ku ka edhe një asistim.