Arbër Hoxha asiston në golin e Dinamo Zagrebit, vlerësohet si prej më të mirëve në fushë

Dinamo Zagrebi ka kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Konferencës, pas barazimit në shtëpi me Real Betisin (1-1).

Koratët kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Cedric Bakambu, derisa vendasit barazuan shifrat përmes Takuro Kaneko.

Goli erdhi në minutën e 59-të, kur Kaneko shënoi me asistim të Arbër Hoxhës, i cili luajti titullar.

Ai ishte në fushë deri në minutën 86 minuta, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 7.4.

Hoxha kompletoi 11 pasime, ndërsa kishte gjashtë driblime dhe dy pasime kyçe.

Dinamo Zagrebi kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit. /Telegrafi/


Shtuar 22.02.2024 22:16