Mbrojtësi i Barcelonës dhe i kombëtares së Uruguajit, Ronald Araujo ka vendosur të operohet.
Araujo pësoi një dëmtim pikërisht në grumbullim me kombëtaren dhe për pasojë do të duhet t’i nënshtrohen operimit.
Uruguajani pas një një bisede me Xavin dhe dr. Ricard Pruna, pranoi të bëjë këtë ndërhyrje që pritet ta lërë jashtë Kupës së Botës.
Sipas mediave spanjolle, lojtari do të jetë jashtë fushave për 2-3 muaj./albeu.com