Antonio Conte: Situata në Premier League është shumë e qartë, ka përbindësha por ka dhe Tottenham dhe Arsenal

Antonio Conte ka folur për situatën në Premier League.

“Situata në Angli është shumë e qartë. Ka ekipe të mëdha por ka dhe  Tottenham dhe Arsenal. Ndoshta ata bënë diçka të pabesueshme duke kaluar përpara Manchester United. Por kjo është e gjitha.

Për të fituar titullin, Tottenhamit i duhet kohë dhe durim. Nuk mund të mendosh se situata mund të ndryshohet në një dritare transferimi apo në një sezon. Duhet të jesh realist. Ndershmëria është gjithmonë e rëndësishme për njerëzit”, tha trajneri i Tottenham. /albeu.com/


Shtuar 12.05.2022 18:14