Rikthimi i futbollit të kampionateve nuk ndodhi të ishte ashtu sicc pritej për Tottenham, pasi ndeshja në transfertë me Brentford përfundoi në me rezultatin zhgënjyes 2 me 2.
Pas ndeshjes, tekniku i Tottenham, Antonio Conte foli për mediat, ku edhe pse u shfaq jo i lumtur për rezultatin, e vlerësoi performancën e sulmuesit Harry Kane, me këtë të fundit që arriti të gjente rrugën e rrjetës ditën e sotme.
“Harry Kane? Ai kishte një program për të ndjekur pas Kupës së Botës dhe ishte i mirë. Ai e di rëndësinë e tij për ne, personalitetin e tij, karakterin e tij. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe jam i lumtur që shënoi sot. Për sa i përket Champions League-s, duhet të ndryshosh shumë aspekte për t’u bërë fitues. Në katër të parat tani nuk ka Chelsea, Liverpool apo Manchester United. Ne po flasim për klube të mëdha.”,- u shpreh Conte në fjalën e tij. /albeu.com