Ansu Fati po rikthehet në La Liga, por jo tek Barcelona, dy klube të interesuara për shërbimet e tij

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, me shumë mundësi nuk do të vazhdojë tek Brightoni sezonin e ardhshëm, pasi klubi anglez duket se nuk do të bëjnë ndonjë lëvizje për 21-vjeçarin në verë, qoftë si huazim ose në marrëveshje të përhershme.

Në vend të kësaj, Ansu me shumë mundësi do të rikthehet sezonin e ardhshëm në Spanjë, ani pse jo tek Barcelona.

Në ditët e fundit është raportuar se Valencia dhe Sevilla janë dy destinacione të ardhshme për Fatin në huazim sezonin e ardhshëm, dhe Diario AS ka konfirmuar se ‘Los Nervionenses’ janë një opsion i mundshëm për të.

Fati ishte transferuar tek Sevilla si i ri, dhe ishte pajtuar mbi kushtet e marrëveshjes verën e kaluar, por Barcelona pranoi ofertën më të lartë nga Brightoni.

Ansu nuk është kundër idesë që të rikthehet tek ‘shtëpia e tij e parë’ në mënyrë që të tentojë ta rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur.

Barcelona me shumë mundësi nuk do ta shesë Fatin këtë verë, pasi ata nuk besojnë se do të merrnin një shumë të madhe parash për të, duke marrë parasysh pagën e tij.

Në këtë mënyrë, ata do të mundohen që ta huazojnë spanjollin përsëri në mënyrë që ai të rikthehet përsëri në formë dhe pastaj eventualisht ta shesin për një çmim të lartë ose ta rikthejnë në ekip përsëri. /Telegrafi/


Shtuar 10.04.2024 13:00