Anglia i ka siguruar tri pikët e para në Kupën e Botës 2026, pasi në Dallas mposhti Kroacinë me shifrat 4:2 në një sfidë shumë të luftuar dhe me gjashtë gola.
Takimi u zhvillua me intensitet që në minutat e para dhe anglezët gjetën shpejt avantazhin. Në minutën e 12-të, pas një ndërhyrjeje të Luka Modriçit brenda zonës, Anglia fitoi një penallti.
None found
Tentativa e parë nga pika e bardhë u ndal nga Dominik Livakoviqi, por pas sinjalizimit të VAR-it penalltia u ekzekutua sërish. Në provën e dytë, sulmuesi anglez u tregua i saktë dhe kaloi ekipin e tij në epërsi 1-0.
Kroacia u kundërpërgjigj në minutën e 36-të, kur Martin Baturina shfaqi talentin e tij me një realizim të bukur që solli barazimin 1-1.
Gjithsesi, vetëm gjashtë minuta më pas Anglia mori sërish kontrollin e rezultatit. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Declan Rice, Harry Kane shënoi me kokë për 2-1.
Në momentin kur pjesa e parë po shkonte drejt mbylljes me avantazhin minimal të anglezëve, kroatët goditën përsëri. Ivan Perisic pasoi për Petar Musan, i cili në minutën e 45+5 realizoi për 2-2 dhe vendosi sërish ekuilibrin.
Fillimi i pjesës së dytë i takoi Anglisë. Vetëm dy minuta pas rifillimit, Jude Bellingham ndërtoi një aksion individual të shkëlqyer dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 3-2.
Kroacia vazhdoi të kërkonte reagimin dhe krijoi disa mundësi të mira me Marco Pasalic dhe Igor Matanovic, por Jordan Pickford së bashku me repartin mbrojtës anglez arritën ta mbanin të paprekur avantazhin.
Nga krahu tjetër, Dominik Livakovici e mbajti Kroacinë në garë me disa pritje të nivelit të lartë ndaj Bellinghamit, Rice, Gordonit dhe Kaneit.
Fati i ndeshjes u vulos në minutën e 85-të, kur Bukayo Saka, i futur si zëvendësues, asistoi për Marcus Rashfordin, që shënoi nga afër për rezultatin përfundimtar 4-2.
Harry Kane e ka nisur Botërorin me dy gola dhe me një paraqitje udhëheqëse në repartin ofensiv të Anglisë, ndërsa Jude Bellingham rezultoi vendimtar me golin që riktheu epërsinë në pjesën e dytë.
Pas këtij suksesi, Anglia ngjitet në krye të grupit dhe jep një sinjal të fortë që në startin e Kupës së Botës, ndërsa Kroacia mbetet pa pikë, edhe pse zhvilloi një paraqitje të mirë përballë njërit prej favoritëve të turneut.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…