Categories: sport

Kroatët dhe anglezët bashkohen në tribuna me një protestë të pazakontë në Botëror

Kroacia e hapi me disfatë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, teksa në ndeshjen e parë të Grupit L, të luajtur në Dallas, u mund 4-2 nga Anglia. Edhe pse kroatët arritën të rikthenin baraspeshën dy herë gjatë pjesës së parë, anglezët u treguan më dominues pas pushimit dhe morën tre pikët.

Skuadra angleze kaloi e para në avantazh në minutën e 12-të, kur Harry Kane shënoi nga penalltia. Përgjigjja e Kroacisë erdhi shpejt, me Martin Baturinën që realizoi për 1-1 pas një asistimi shumë të mirë nga Petar Sučić. Në prag të fundit të pjesës së parë, Kane gjeti sërish rrugën e rrjetës me kokë pas një goditjeje nga këndi, por Petar Musa vendosi sërish ekuilibrin me golin e 2-2.

Të lidhura

None found

Në fraksionin e dytë të lojës, Anglia mori kontrollin dhe e mbylli takimin në favorin e saj falë golave të Jude Bellingham dhe Marcus Rashford, duke bërë që Kroacia ta nisë Botërorin pa asnjë pikë.

Jashtë asaj që ndodhi në fushë, një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte sjellja e tifozëve në shkallët e stadiumit. Mbështetësit e Kroacisë dhe ata të Anglisë, të cilët kishin kaluar të gjithë ditën së bashku pa incidente, kontribuuan në krijimin e një atmosfere shumë të mirë në Dallas.

Megjithatë, në minutën e 22-të, pasi arbitri francez Clement Turpin e ndali ndeshjen për një pushim freskimi, në tribuna shpërthyen fishkëllima të shumta. Tifozët e të dyja përfaqësueseve shfaqën pakënaqësinë ndaj këtyre ndërprerjeve të detyruara, të cilat sipas shumë prej tyre e dëmtojnë ritmin e lojës dhe ndikojnë keq në zhvillimin e ndeshjeve.

Ky reagim i përbashkët i tifozëve të Kroacisë dhe Anglisë u kthye në një nga episodet më të veçanta të mbrëmjes, duke dëshmuar se kundërshtarët në fushë mund të qëndrojnë në një vijë kur vjen puna te mbrojtja e asaj që ata e shohin si fryma e futbollit.

të fundit

Ambasadori amerikan Eric Wendt rikthehet për herë të tretë në SPAK që prej marrjes së detyrës

Ambasadori amerikan Eric Wendt ndodhet aktualisht në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ambasadori ka mbërritur në SPAK i shoqëruar…

1 minute ago

Juventusi do të shqyrtojë ofertat për Edon Zhegrovën

Përkundër paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit dhe lavdeve të trajnerit Luciano Spalletti, e ardhmja e Edon Zhegrovës te…

11 minutes ago

Four more people arrested in connection with the murder of Arlinda Zekaj

Ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me…

14 minutes ago

Murder of Arlinda Zekaj in Kosovo: Four more people arrested, including her former mother-in-law and former brother-in-law

Katër persona të tjerë janë arrestuar, në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, raportojnë mediat…

14 minutes ago

Mustafa requests data on energy trading by Serbian companies; ERO to respond in writing

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti, Arben Mustafa ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të…

14 minutes ago

Allowed energy losses in the four northern municipalities reach 21.5 percent

Në raportimin e bordit të ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion nga kryesuesi i Komisionit, Arben…

14 minutes ago