sport

VIDEO/ Anglia mposht Francën në një spektakël me 10 gola dhe siguron vendin e tretë në Kupën e Botës

Anglia ka rrëmbyer medaljen e bronztë në Kupën e Botës, pas një fitoreje dramatike 4-6 ndaj Francës në një ndeshje të mbushur me gola.

“Tre Luanët” e nisën furishëm takimin dhe morën avantazhin që në minutën e tretë, kur Declan Rice realizoi me një goditje nga distanca.

Të lidhura

None found

Në minutën e 18-të, Konsa dyfishoi shifrat me kokë, duke shfrytëzuar harkimin e Rice.

Anglia e mbylli pjesën e parë në epërsi 0-4, falë dy realizimeve të Bukayo Saka në minutat 37 dhe 45+1.

Franca reagoi menjëherë pas rikthimit në fushë. Kylian Mbappe shënoi në minutën e 48-të për të ngushtuar diferencën, ndërsa gjashtë minuta më vonë asistoi për Barcolan, që realizoi për 2-5.

Mbappe gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 66-të, gol që i siguroi epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorit.

“Gjelat” patën mundësinë të afroheshin edhe më shumë në rezultat, por Michael Olise shpërdoroi raste të mira nga pranë portës. Ndërkohë, Gusto u kthye në figurën tragjike të Francës pas një ndërhyrjeje brenda zonës, për të cilën gjyqtari akordoi penallti.

Saka nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 87-të, duke kompletuar het-trikun dhe duke vulosur fitoren e Anglisë.

Franca shënoi edhe një herë në minutën e 90+6′, përmes Ousmane Dembeles.

Megjithatë, në momentet e fundit, teksa Franca kërkonte golin në sulm, Anglia goditi në kundërsulm me Jude Bellingham, i cili realizoi një eurogol në minutën e 90+8′ për ta mbyllur përfundimisht sfidën.

Me këtë sukses, Anglia siguron medaljen e bronztë, ndërsa finalja e madhe do të luhet të dielën nga ora 21:00 mes Spanjës dhe Argjentinës.

GOLI I BELLINGHAM: VIDEO 

GOLI I DEMBELE: VIDEO 

GOLI I TRETË I SAKA ME PENALLTI: VIDEO 

GOLI I DYTË I MBAPE: VIDEO 

GOLI I BARKOLA: VIDEO 

GOLI I MBAPE: VIDEO 

GOLI I DYTË I SAKA: VIDEO 

GOLI I SAKA: VIDEO 

GOLI I KONSA: VIDEO 

GOLI I DEKLAN RAJS: VIDEO 

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

14 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

15 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

17 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

20 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

20 minutes ago