Zëvendësimi Kroos-Camavinga në pjesën e dytë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Chelsea kishte zemëruar mesfushorin gjerman, i cili nuk e kishte marrë mirë zëvendësimin me daljen nga fusha, duke “shfryrë” zemërimin e tij me Carlo Ancelottin.
E në konferencën për shtyp, pasditen e sotme, trajneri italian është rikthyer për të folur për “rastin” Toni Kroos, duke e mbyllur me buzëqeshje:
“Nuk u ofendova nga gjesti i tij, ai ishte inatosur me trajnerin dhe jo me personin. Folëm ballë për ballë dhe zgjidhëm, nuk ka asnjë problem. Toni, përveç pjesës sportive, është një person i një niveli të madh. Gjithçka ka përfunduar pas ndeshjes”.