Carlo Ancelotti, përzgjedhësi i Brazilit, bëri të ditur se Neymar do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës të Kupës së Botës përballë Skocisë, pasi ka kaluar problemet me lëndimin.
Lajmi që tifozët brazilianë e prisnin erdhi pas fitores së Brazilit kundër Haitit, kur tekniku italian konfirmoi kthimin e njërit prej lojtarëve kryesorë të ekipit.
None found
“Po, Neymar do të jetë gati për ndeshjen kundër Skocisë”, deklaroi Ancelotti.
Braziliani kishte munguar në takimet e fundit për shkak të shqetësimeve fizike, por tashmë duket se e ka marrë veten plotësisht dhe është gati të ndihmojë skuadrën.
Kthimi i Neymarit vjen në një periudhë vendimtare për Brazilin, që po kërkon ta sigurojë sa më shpejt kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.
Eksperienca dhe cilësia e 34-vjeçarit pritet t’i japin një shtysë të rëndësishme ekipit të Ancelottit, i cili po merr gjithnjë e më shumë formë në këtë edicion të Botërorit.
Teksa Brazili po i afrohet kalimit në fazën tjetër, rikthimi i Neymarit i shton skuadrës edhe një forcë të madhe në repartin ofensiv para përballjes së pritur me Skocinë.
Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…
Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 5-2 në ndeshjen e vlefshme…
Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…