Pas daljes së Brazilit nga Norvegjia në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026, Romario ka reaguar me tone shumë të ashpra kundër përzgjedhësit të kombëtares, Carlo Ancelotti.
None found
Ish-fituesi i Kupës së Botës u shpreh pa asnjë rezervë se trajneri italian nuk duhet të vazhdojë më në drejtimin e përfaqësueses braziliane.
“Unë do t’ia kisha grisur kontratën. Pas ndeshjes do të kisha hyrë në dhomat e zhveshjes si president dhe do t’i thosha: ‘Faleminderit shumë, mirupafshim dhe shko në djall. Më padit në gjykatë dhe ta shohim çfarë ndodh’.”
Sipas Romarios, eliminimi i Brazilit përbën një dështim të papranueshëm, ndaj Ancelotti, sipas tij, duhet të largohet menjëherë nga detyra.
“Nuk ka asnjë mundësi që Ancelotti të vazhdojë si trajner i kombëtares braziliane pas kësaj katastrofe, pas këtij turpi që ka shkaktuar. E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris: kjo është e papranueshme.”
Ai solli në vëmendje edhe precedentët me trajnerët e mëparshëm të Brazilit, duke nënvizuar se pas dështimeve ata janë larguar nga posti.
“Kjo duhet të ndryshojë. Nuk mund të vazhdojë kështu. Patëm Dungën, humbi dhe u largua. Patëm Scolarin, fitoi Kupën e Botës dhe vazhdoi”.
“Patëm Titen, humbi, qëndroi dhe humbi sërish. Tani kemi këtë Ancelottin, humbi dhe prapë do të vazhdojë”, përfundoi ai.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…