Ancelotti: Hazard kërkon largimin? Nga unë e ka derën të hapur

Carlo Ancelotti nuk do të pengojë asnjë lojtar të largohet gjatë merkatos së dimrit, kuptohet nëse ka të pakënaqur në organikën e tij dhe shohin si zgjidhjen më të mirë vijimin e karrierës në një skuadër tjetër.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i tij nëse Hazard do të kërkojë të largohet në dimër, trajneri italian kujtoi se nuk e ka detyruar kurrë një lojtar që të qëndrojë me pahir.

“Është e qartë se ne duhet të marrim parasysh mendimin e secilit lojtar. Asnjëherë në karrierën time si trajner profesional nuk kam detyruar një lojtar të qëndrojë pa dëshirën e tij. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ai duhet të largohet. Ky është mendimi im, nuk ka dyshim në këtë”.

Ancelotti beson se çelësi kundër Elches do të jetë vazhdimi i përkushtimit të treguar nga ekipi i tij në ndeshjet e fundit dhe përpjekja për t’i bëjë gjërat mirë nga pikëpamja teknike dhe strategjike.


Shtuar 29.10.2021 17:46