Youri Tielemans është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në elitën e futbollit anglez.
Mesfushori belg ka dy vite që është pjesë e Leicester Cityt dhe është padyshim ndër më të mirët në Angli në pozicionin e tij.
Por, e ardhmja e belgut nuk pritet të jetë te Leicesteri, pasi shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.
Tielemans pëlqehet shumë nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i cili e ka bërë prioritet transferimin e tij në Santiago Bernabeu.
AS ka raportuar se Ancelotti i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se e dëshiron me çdo kusht transferimin e lojtarit.
Problemi qëndron tek çmimi i lartë prej 70 milionë eurove që kërkojnë ‘Dhelprat’ për yllin e tyre.
Gjithsesi në garë për reprezentuesin belg mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Manchester United, Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Barcelona.