Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar për Kampionatin Evropian të futbollit që do të fillojë në qershor e që do të zhvillohet në Gjermani.
Ambasadori Rohde duke ritheksuar entuziazmin e tij për futbollin, ka shkruar se pret që kosovarët ta mbështesin ekipin gjerman. Ai thotë se shpreson se Gjermania do ta fitojë Evropianin këtë vit.
“Kanë mbetur vetëm 100 ditë deri në EURO2024 më në fund të fillojë! Si një entuziast i futbollit, mezi pres me padurim ndeshjet magjepsëse, lojën e ndershme dhe sigurisht një tjetër “Sommermärchen” me Gjermaninë si ekip fitues. Duke llogaritur në mbështetjen e kosovarëve – si këtu ashtu edhe në Gjermani”, shkroi ambasadori Rohde.
Kujtojmë se në këtë Kampionat Evropian merr pjesë edhe Shqipëria.