Alonso ndryshon stil, Xhaka rikthehet deciziv, me shqiptarin titullar Bajeri s’humb kurrë

Bajer 04 Leverkusen është rikthyer në garë për titull. Kjo edhe për shkak të Granit Xhakës. Strategu shkëlqen sërish sepse trajneri Ksabi Alonso ka korigjuar ekipin në aspektin taktik duke i krijuar kushtet ideale për të shkëëlqyer përsëri.

Pas një starti të dobët të sezonit Leverkusen ka rikuperuar terren gjatë muajit nëntor ku arritir që të fitojë 7 ndeshje edhe pse mes tyre njëra ishte kundër Bajernit të Mynihut (e vlefshme për Kupën e Gjermanisë) dhe dhe Interit (e vlefshme për Champions League)

Qasja më e durueshme e ekeipit, por jo më pak agresive si në sulm ashtu edhe në mbrojtje i ka dhënë mundësi Xhakës të rikthehet edhe një herë në një pikë referimi.

Në shtatë ndeshjet e fundit, shqiptari ishte gjithashtu në formë të mirë, sepse ai mund të përdorë shumë më mirë aftësitë e tij të jashtëzakonshme strategjike kur loja nuk del jashtë kontrollit, distancat midis reparteve nuk janë më të dukshme.

Xhaka është i domosdoshëm për Ksabi Alonson. Spanjolli në këtë sezon ka preferuar që të bëjë formacionin dy herë pa mesfushorin dhe në të dy takimet i është dashur që ta aktivizojë për të stabilizuar lojën. Një fakt i tillë vihet re qartë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë përballë Jenës dhe takimin e barazuar me Brest në Champions League.


Shtuar 19.12.2024 16:00