Pas përfundimin të ndeshjes Juventus-Salernitana e cila përfunoi në barazimin dramatik 2-2, Allegri foli nëkonferencë për shtyp.
Sa ju zemëron një mbrëmje e tillë?
“Le të analizojmë ndeshjen. Bëmë njëzet minuta shumë mirë, pastaj pas golit u ndalëm. Ishte hera e parë që ishim në disavantazh dhe kurioziteti im ishte të shikoja se si do të reagonim. Nuk reaguam mirë. Pastaj në pjesën e dytë bëmë një ndeshje të mirë. Na vjen keq sepse mund të kishim shkuar dy pikë përpara, tani duhet të lëmë mënjanë gjithçka për të mërkurën.”
Salernitana?
“Salernitana luajti një lojë të mirë dhe më duhet të përgëzoj Nicola-n që po bën një punë të shkëlqyer. Por në minutat e para ata ishin në telashe, por ne nuk arritëm të shënonim, u balsamosëm. Në pjesën e dytë bëmë mirë për 15 minuta, por nuk mjaftuan.”
Koment për episodin e fundit të golit?
“Nuk mund të jap interpretime sepse nuk jam arbitër, duhet të pranosh vendimet. Mendoj se arbitri ishte i saktë. Në portë do të doja të shija imazhin ku mund të shihet Candreva i cili është para topit ku realizohet aksioni. Do të doja të shihja nëse ka një imazh që tregon nëse Candreva ishte në lojë apo jo. Që në fillim të sezonit jemi pak të pafat me këtë VAR.”/ h.ll/albeu.com