Allegri nuk e do, Ronaldo e sheh Man United si opsion të vetëm, Pogba në Torino

Cristiano Ronaldo raportohet se mund të largohet qysh në këtë verë nga Juventusi.

Massimmiliano Allegri është rikthyer te Zonja e Vjetër dhe sipas Cadena Ser, italiani nuk e do portugezin në skuadër.

Lojtari 36-vjeçar thuhet se e shikon Manchester Unitedin si opsion të vetëm dhe t’i kalojë atje së paku dy sezone.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm që ta rikthejnë pesë herë fituesin e Topit të Artë në Old Trafford, mirëpo Juventusi kërkon para.

Mediumi bën të ditur se Biankonerët duan ta rimarrin Paul Pogban, por që anglezët duan edhe para për ta realizuar operacionin.

Ronaldo ka opsionin e rikthimit te Sporting Lisbona, mirëpo fillimisht dëshiron të kalojë te skuadra angleze më pas të pensionohet në Portugali.


Shtuar 30.05.2021 23:09