Allegri: Normale të vuanim pak ndaj Spezia, djemtë duhen përgëzuar

Juventusi mori një tjetër fitore dhe pas ndeshjes trajneri Massimiliano Allegri theksoi se duhen përgëzuar lojtarët e tij, pasi kundër Spezia nuk ishte e lehtë.

“Është e rëndësishme për sulmuesit të shënojnë. Jam i kënaqur me golin dhe paraqitjen.Gjithçka që duhet të bëjmë është të urojmë djemtë.

Nuk ishte e lehtë për të fituar. Për herë të parë jemi matematikisht të katërtit në renditje.

Në pjesën e parë duhej mbyllur ndeshja, në të dytën ishte normale që do të vuanim pak. Lodhja fizike bëhet mendore, sepse bëhesh më pak i kthjellët dhe ka ndikim”, tha Allegri. /h.ll/albeu.com


Shtuar 6.03.2022 21:40