Denis Zakaria iu bashkua Juventusit në janar kur skuadra e Allegrit kishte nevojë urgjente për pikë. Ai ishte një nga lojtarët kryesorë të Borussia M, ndaj Juve e nënshkroi në kohë, duke mos e lejuar të rinovojë kontratën me klubin gjerman.
Mesfushori luan një rol të rëndësishëm në skuadrën e Allegrit, megjithëse ka shumë zëra se ai mund të largohet nga Juventusi nëse klubi nuk arrin të shesë Adrien Rabiot apo Arthur Melo.
Bianconerët duhet të ndajnë rrugët me një nga mesfushorët e tyre në mënyrë që të nënshkruajnë Leandro Paredes.
Dritarja e transferimeve po i afrohet fundit dhe, sipas Calciomercato, Max Allegri ka marrë vendimin përfundimtar për të mbajtur zviceranin. Ai është i bindur se Zakaria është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe nuk dëshiron të ndahet me të. /albeu.com/