Allegri kërkon një “luftëtar” për sulmin, synon yllin e Valencias

Allegri po kërkon dëshpërimisht një ‘9’. Vllahovic do të ishte ylli i ëndrrave, por do të donte të kishte edhe një luftëtar. Një sulmues që kryen një punë të ngjashme me atë që ka bërë në fazën e mëparshme Mario Mandzukic dhe, sipas ‘Tuttosport‘, i zgjedhuri është Maxi Gómez.

Ata nuk janë në kërkim të një golashënuesi të dëshmuar, por një kullë që vendos qendrat, lufton dhe e bën jetën më të lehtë për pjesën tjetër.

Një bashkëpunëtor i Federico Cherubini, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, fluturoi në Madrid për të parë uruguaianin drejtpërdrejt në Real Madrid-Valencia që përfundoi me fitoren e Realit. Mediat torineze pohojnë se sulmuesi nuk do ta kishte problem ndryshimin e skenës. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 12:20