Massimiliano Allegri pritet që të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Bashkëpunimi mes “Zonjës” dhe teknikut italian mund të mbyllet 1 vit para se kontrata të skadojë, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
Dyshimet ngrihen edhe pas fjalëve të teknikut në prag të ndeshjes me Udinesen. “Le të përpiqemi ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë, kam ende një vit nga kontrata. Ne varemi gjithmonë nga rezultatet dhe puna që bëjmë”, është shprehur Allegri.
E thënë në mënyrë tjetër, nëse Juventusi të paktën nuk kualifikohet në Champions League, Allegri me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën klubit torinez. Në krahun tjetër drejtuesit e “Zonjës” kanë nisur të shqyrtojnë zëvendësuesit e mundshëm, por të mos u surprizuar nga largimi i Allegrit në fund të sezonit aktual. /newsport.al/