Tani është zyrtare se FIFA ka ndaluar shitjen e alkoolit pranë stadiumeve të Kupës së Botës.
Një vendim që shumë e kanë të vështirë ta kuptojnë dhe mes tyrë është edhe Janne Anderson. Trajneri i Suedisë, i cili nuk u kualifikua dot për në Katar 2022 me kombëtaren e tij, në prag të një ndeshjeje miqësore ndaj Algjerisë u shpreh i habitur.
“Po të isha tifoz i një prej kombëtareve të pranishme në Botëror, do të isha çmendur. Si mund të shikosh një finale të Kupës së Botës pa pirë birrë? Është krejtësisht e pakuptueshme për mua”, është shprehur tekniku i Suedisë./ h.ll/albeu.com