Albers Keko nuk vendos objektiva personalë: T’i shërbej ekipit dhe ta vazhdojmë me fitore

Pas dëmtimit të rëndë që e mbajti për një periudhë të gjatë larg fushës, sulmuesi Albers Keko e ka lënë pas këtë etapë të vështirë. Gjatë fazës përgatitore me “Demat e Kuq”, ai ka paraqitur një formë të mirë, duke spikatur si në shënimin e golave, ashtu edhe në manovrën sulmuese.

Të lidhura

None found

Në një prononcim të fundit për mediat, Keko foli për gjendjen e skuadrës dhe synimet e tij personale për sezonin e ri.

I pyetur se si e vlerësonte paraqitjen e ekipit në ndeshjen miqësore kundër Pogradecit, sulmuesi deklaroi se ky test ishte shumë i vlefshëm për vijimësinë e kampionatit. Sipas tij, skuadra ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa shprehu dëshirën që ekipi të ruajë të njëjtin ritëm dhe të vazhdojë me fitore, ashtu siç e ka nisur.

Sa u përket objektivave individualë për sezonin e ri, Keko theksoi se nuk dëshiron të përcaktojë synime personale. Ai kërkon të japë sa më shumë për ekipin, të jetë në formë të mirë dhe të qëndrojë larg dëmtimeve.


Shtuar 1.08.2026 16:41

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort